MENU
klinika

Si ta përgatisni!

Dhimbje fyti? Provoni njëherë çajin aromatik!

21.11.2019 - 13:03

Me të ftohtin dhe simptomat e dhimbjeve të fytit, ftohjes dhe kollës, nuk ka asgjë më të mirë se sa një çaj i nxehtë.

Me bimët e duhura mund të krijoni një miks të shijshëm, aromatik dhe mbi të gjitha të luftoni dhimbjen e fytit.

  • Çaji i Echinacea

Merrni dy lugë çaji Echinacea, një bimë mjekësore që forcon imunitetin. Shtoni dhe disa gjehte çaj jeshil i cili do të japë një shije më të mirë të çajit.

Prisni dy feta xhinxher të freskët ose shtoni gjysmë lugë kafeje xhinxher të thatë. Xhinxheri lehtëson dhimbjet e lidhura me fytin.

Gjithashtu ka veti antibakteriae të cilat ndihmojnë për të luftuar inflamacionin në fyt dhe për të mbajtur sa më larg bakteret.

Kjo përzierje me bazë E chinacea, xhinxher dhe çaj jeshil duhet hedhur në ujë të vluar dhe duhet lënë të pushojë për 5-7 minuta.

Më pas kullojeni çajin dhe pijeni të ngrohtë duke i shtuar një lugë kafeje mjaltë, një tjetër aleat i dhimbjeve të fytit.

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur e konsumoni

Rrahjet e zemrës nga kafja/ A duhet të shqetësoheni?

Përdorimi dhe efektet tek flokët dhe skalpi

Çfarë është shampoja e thatë