MENU
klinika

5 Dhomat e Ballkanit Perëndimor

Dhomat e Tregtisë thirrje për ndihmë Ballkanit

27.11.2019 - 11:26

Tërmeti shkaktoi një gjëndje të rëndë në vend.

Nisur nga kjo gjëndje, Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, i ka bërë apel për ndihmë homologëve nga Ballkani Perëndimor.

5 dhomat e Ballkanit Perëndimor, prej të cilave Dhoma e Tregtisë ka kërkuar mbështetje, janë Oda Ekonomike e Kosovës, Dhoma e Tregtisë së Serbisë, Dhoma e Tregtisë së Maqedonisë, Dhoma e Tregtisë së Malit të Zi, si dhe Dhoma e Tregtisë së Bosnjë dhe Hercegovinës.

Nga kjo thirrje, pritet mobilizimi i bizneseve rajonale, sipërmarrësve apo kompanive nga Ballkani Perëndimor, në ndihmë të të dëmtuarve.

Po ashtu, gjatë një deklarate për shtyp, edhe Dhoma e Tregtisë Gjermano-Serbe kanë shprehur ngushëllime të thella për fqinjët shqiptarë për tragjedinë e tërmetit.

“Ngushëllimet e mia të thella për miqtë tanë shqiptarë, që humbën të dashurit e tyre në një tërmet shkatërrues”- tha Marko Cadez, Presidenti i Dhomës së Tregtisë Serbe dhe Kryetari i Bordit Drejtues të ËB6CIF.

“Dhomat e Tregtisë në Ballkanin Perëndimor (WB6CIF) do të ftojnë biznesmenët dhe kompanitë që të përfshihen në aksion për të ndihmuar homologët e tyre shqiptarë”shtoi presidenti i Dhomës së Tregtisë Serbe.