MENU
klinika

"Së bashku rritemi, mësojmë, zhvillohemi"

Dita e Alfabetit/ Zaev uron shqiptarët

22.11.2019 - 13:44

Kryeministri Zoran Zaev sot në profilin e tij në Facebook, publikoi një video urim deri tek pjesëtarët e komunitetit etnik shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

“Së bashku rritemi, mësojmë, zhvillohemi, 111 vjet. Urime Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!”, theksohet në tekstin që shoqërohet në video urimin e Zaevit.