MENU
klinika

Bashkohen bashkatdhetarët

Ditë shqiptare në Slloveni

24.11.2019 - 14:58

       Me një koncert për bashkatdhetarët, nisën “Ditët e kulturës shqiptare” në Kopër të Sllovenisë, organizuar nga ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, bashkë me shoqatën “Iliria”.

Në simpoziumin e pestë, që u mbajt në qendrën historike të Koprit, u promovua numri i shtatë i revistës “Gjuha e vjetër shqipe në Istër”.

Simpoziumin e hapi Heset Ahmeti, kryetar i shoqatës “Iliria”, i cili foli për botimin e kësaj reviste.

Panelistët, ambasadori i Shqipërisë, Pëllumb Qazimi, zv. ambasadori i Gjermanisë, dr. Bernhart Hauer, albanologu Paolo Muner, Ndue Lazri, shkrimtar, dhe Gëzim Muçolli dhe slloveni Peter Štoka referuan për gjuhën shqipe dhe toponimet shqiptare në Istër.

U vlerësua shumë i rëndësishëm, botimi për herë të parë, i dorëshkrimit të albanologut slloven, Jernej Kopitar, në vitin 1829.

Vlen të theksohet, se z. Shtoka ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për zbulimin e gjurmëve të hershme shqiptare në Slloveni.

Në këtë simpozium morën pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Slloveni, Avni Katrati, përfaqësues të shoqatave në Slloveni, si dhe të shoqatave në Itali etj.

Pas simpoziumit, në teatrin e qytetit, në prani të shumë personaliteteve të jetës politike e kulturore, si kryetarit të komunës Koprit dhe shumë bashkatdhetarëve u dha koncerti i tenorit të njohur shqiptar, Kastriot Tusha.

Tenori Tusha, i cili u përcoll nga pianistja Lule Elezi, interpretoi pjesë të zgjedhura të kompozimeve shqiptare.

Në këtë mbrëmje kulturore, në emër të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, shoqata “Iliria” u nderua me mirënjohje për kontributin shumëvjeçar në promovimin dhe kultivimin e kulturës shqiptare. Po me këtë motivacion, kjo shoqatë u dekorua edhe me titullin “Naim Frashëri”, titull ky që jepet nga presidenti i Shqipërisë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit