MENU
klinika

Aktorja e njohur italiane

Dojna Mema paska një sozi, ngjashmëria është ‘e frikshme’

23.11.2019 - 10:47

Me siguri të gjithë e keni vënë re se moderatores Dojna Mema i pëlqen të luajë me look-un e saj.

Së fundmi, ajo është kthyer në brune, i ka prerë flokët deri mbi supe dhe ka bërë baluke.

Mirëpo, nëse nuk e kishit vënë re më parë, kjo pamje e bën Dojnën të ngjashme me aktoren italiane, Alice Pagani.

Pagani luan në një serial në Netflix të titulluar “Baby” dhe vetë Dojna ka ndarë në InstaStory një video të aktores, e habitur nga ngjashmëria e madhe.

Ajo ka vendosur disa emoji me fytyrën e habitur dhe duket me të vërtetë identike me italianen edhe për shkak të syve me ngjyrë.