MENU
klinika

Serie A, java 11

Dopio Lukaku, Inter fiton në limit

02.11.2019 - 19:59

Inter ka vuajtur shumë për të marrë tri pikë në Bologna dhe për këtë është dashur një penallti në limitin e ndeshjes, teksa zikaltrit përmbysin 2-1 dhe marrin provizorisht kreun.

Inter ka shënuar dy herë në pjesën e parë, por të dy golat nga pamjet e VAR janë anuluar si të parregullt dhe për pasojë 45 minutat e para mbarojnë 0-0.

Bologna ka shënuar ndaj Interit në minutën e 60’ të takimit falë golit të Roberto Soriano. Megjithatë, goditja e tij duhet të ishte ndalur nga portieri dhe kapiteni zikaltër Handanovic, i cili është treguar i pavëmendshëm.

Për të ardhur në minutën e 75’ Lukaku barazon shifrat, pasi me portën bosh nuk fal. Në fund ka penallti për zikaltrit, e merr përsipër Lukaku, që nuk fal dhe Inter merr 3 pikë të vyera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN