MENU
klinika

Risia e portierit

Dorezat më të bukura në botë i mban…

05.11.2019 - 22:29

Një imazh i bukur për të gjithë tifozët shqiptarë, por në veçanti për ata të Partizanit, që krenohen me portierin dhe kapitenin e tyre.

Përmes një publikimi në “Facebook” të faqes së tij zyrtare, Alban Hoxha paraqet dorezat e reja, që kanë ngjyrën kuqezi, si dhe do të kenë dizajnin e shqiponjës, e cila formohet në momentin kur të dyja duart qëndrojnë pranë njëra-tjetrës.

Ndërkohë, ato janë edhe të personalizuara dhe kanë sipër emrin BEKO, që është edhe emri i djalit të Alban Hoxhës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Bamirësia nuk të varfëron”

Futbollistët e Partizanit, dhurata në Cërrik