MENU
klinika

Bilanci javor

DPT ‘fshikullon’ shkeljet e legjislacionit tatimor

22.11.2019 - 12:11

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar bilancin për javën e 16-21 nëntorit në lidhje me kontrollet e ushtruara në kuadër të fushatës së anti informalitetit.

Gjatë 484 kontrolleve të ushtruara DPT bën me dije se janë konstatuar 109 shkelje të legjislacionit tatimor, si dhe 10 subjekte të paregjistruara.

Sipas njoftimit ndër rastet e konstatuara u evidentuan:

-14 tatimpagues që u penalizuan për shkeljen e mos lëshimit të kuponit tatimor;
-13 tatimpagues me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 7 subjekte “biznes i vogël” dhe 6 subjekte “biznes i madh”;
-4 tatimpagues që nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale;
-5 tatimpagues që nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune;
-29 tatimpagues që dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.