MENU
klinika

Italiani në mëdyshje

Duka ia kalon “topin” Rejas për rinovimin

20.11.2019 - 09:29

Trajneri i Kombëtares shqiptare është bërë cështje dy ditët e fundit, por jo në aspektin negative, flitet thjesht për rinovimin e Edy Rejas apo në krye të kuqezinjve.

Reja ka rënë parimisht dakord që të vazhdojë të drejtojë kuqezinjtë edhe për katër vitet e ardhshme me një pagë prej 25 mijë eurosh në muaj (1.2 milionë euro në total).

“Kam oferta të tjera, por dua të qëndroj”. Ishte kjo fjalia që tha Reja pas humbjes me Francën. Fjali që mund të interpretoheshin edhe si një mesazh se duhet të rishikojmë diçka në kontratë.

Reja ka pritur diçka më shumë nga ana financiare, por mësohet se ka kërkuar edhe staf shtesë. As kjo e fundit nuk është miratuar nga Duka, ndonëse ka lënë një spirale se ky kusht mund të rishikohet në të ardhmen.

Duka, që negociata ka bërë pa fund deri tani, jo vetëm që nuk e hëngri presionin e italianit, por kaloi edhe në kundërsulm. Ditën tjetër, ai deklaroi publikisht se ishte i gatshëm të negocionte me Rejan, por deklaroi gjithashtu edhe se kishte ardhur koha që Kombëtaren të mund ta merrte një shqiptar.

Reja i ka dhënë garanci se loja e Shqipërisë do të përmirësohet në mënyrë progresive, pasi ai e njeh shumë mirë skuadrën tashmë, por Duka gjithsesi nuk ia ka kursyer rezervat dhe pakënaqësitë për dy ndeshjet e fundit.

Kreu i FSHF-së është takuar me italianin dje në Durrës. Mësohet se Reja i kishte kërkuar një rishikim të kontratës aktuale, por Duka e ka refuzuar kategorikisht.

Vetë presidenti i federatës, Armand Duka, pas lajmit që qarkulloi dje në mediat italiane për një divorc, afër mesnatës në lidhje me teknikun e ri të kuqezinjve saktësoi për “Panorama Sport”: “Jo, akoma nuk e kemi një marrëveshje”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkruan “Gazzetta dello Sport”

“Reja, divorc i paevitueshëm nga Kombëtarja”