Një ditë më parë presidenti i Partizanit (Gazment Demi) dhe ai i Tiranës (Refik Halili), në një prononcim për RTSH, thanë që janë gati ta luajnë derbin në stadiumin e ri e sapoinaguruar.
Por duket se bari i stadiumit të ri mban peng zhvillimin e derbit në stadiumin e ri në kryeqytet. Këtë e konfirmon edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili bëri të ditur se bari në impiantin “Air Albania” nuk ishte në gjendjen optimale.
“Ishte një e metë që e panë të gjithë që bari i stadiumit nuk është në gjendjen optimale. Kemi bërë analizat e barit për të parë situatën e tij dhe do të shohim situatën. Nuk e them dot nëse do të jetë gati apo jo për ndeshjen derbi.
Shuma që do paguajnë klubet për stadiumin? Nuk do të jetë e pamundur për klubet, përkundrazi, do të jetë e tillë që klubet të fitojnë më shumë se sa kanë fituar më parë”, – tha Duka po për RTSH.