MENU
klinika

Së shpejti 1200 luftëtarë do të largohen

Durimi i Turqisë ka marrë fund, nis kthimin e “terroristëve të huaj”

11.11.2019 - 15:35

Autoritetet turke thanë të hënën se kanë nisur kthimin e xhihadistëve të huaj në vendet e tyre të origjinës.

Një amerikan tashmë është dëbuar, ndërsa disa evropianë janë në proces të dëbimit nga Turqia, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme turke, Ismail Catakli.

“Planet për shtatë luftëtarë terroristë me origjinë nga Gjermania kanë përfunduar po ashtu dhe ata do të dëbohen më 14 nëntor”, tha Catakli.

Javën e kaluar, ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, është zotuar se do t’i kthejë në vendet e origjinës të gjithë xhihadistët e huaj.

Ai ka thënë se Turqia ka në paraburgim mbi 1,200 luftëtarë të huaj të grupit militant Shteti Islamik.

Turqia i ka kritikuar vendet perëndimore që kanë refuzuar t’i riatdhesojnë shtetasit e tyre, që i janë bashkuar Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, madje duke ua marrë disave edhe shtetësinë.

Nuk është e qartë nëse Turqia do të jetë në gjendje t’i riatdhesojë ata që e kanë humbur shtetësinë.

Edhe pse me Konventën e Nju Jorkut të vitit 1961 është jolegale që të lihet dikush pa shtetësi, disa vende, përfshirë Britaninë dhe Francën, nuk e kanë ratifikuar atë.

2 liderë të fuqishëm janë gati për negociata me rusët

Zelensky shpalos “Planin e Fitores”, një “shuplakë” erdhi nga BE

Ministri Katz: Arritje e rëndësishme për ne!

Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar!

"Parashikohen ndryshime radikale"

Le Pen dhe e ardhmja e BE-së

Çfarë janë “dronët fantazmë”?

Situata në gadishullin Korean del jashtë kontrollit!

Gara midis Trump dhe Harris mbetet në “ngërç”

Çfarë i duhet secilit kandidat për të fituar epërsi në sondazhe