05.11.2019 - 10:26
Në kuadër të hetimeve për atentatin ndaj makinës në të cilën udhëtonte prokurori i Prokurorisë së Durrësit, Arjan Ndoj, policia po ushtron kontrolle në banesat e Krujës, Fushë-Krujës, Elbasanit, Durrësit dhe Tiranës.
Deri më tani mësohet se janë shoqëruar 14 persona të cilët janë marrë në pyetje e më pas janë lënë të lirë.
Deri më tani lidhur me këtë ngjarje është ndaluar një person.
Kontrollet janë ushtruar gjatë orëve të natës kanë vijuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.