08.11.2019 - 18:16
Thashethemet e dala muajin e kaluar qenkan të vërteta!
“Prada” ka njoftuar zyrtarisht projektin e saj të ardhshëm me “Adidas”.
Duke postuar në faqen e saj të internetit, brand-i i njohur italian publikoi një imazh të dy kutive të këpucëve “Adidas” të vendosura në një çantë “Prada”, si dhe njoftoi se projekti do të dalë së shpejti.
Bëhet fjalë për një palë atlete që thuhet se do të quhen “Adidas Prada Sailing” dhe do të vijnë në ngjyrë të bardhë, argjendi dhe të kuqe.
Gjatë javëve në vijim, do të kemi edhe imazhet zyrtare dhe informacione për daljen në treg të super atleteve.