MENU
klinika

Eliminatoret e Europianit 2020

Dy “vezë” të “Gjelave”, stadiumi i ri nis me humbje

17.11.2019 - 22:39

Shqipëria e ka përuruar me humbje stadiumin e ri kombëtar “Air Albania Stadium”. Franca ka fituar 2-0 në Tiranë dhe merr kreun në renditjen H.

Kishte një fije shpresë që stadiumi i ri të inagurohej me një rezultat pozitiv, por kampionët e botës nuk falin, duke shënuar dy gola që në pjesën e parë.

Francezët ashënojnë në minutën e tetë, duke pllakosur heshtjen. Tolisso, pas një krosimi në zonë, ka çuar topin në cepin e portës, e pamundur për t’u arritur nga Berisha.

Ndërsa Griezmann në 32’ përfiton nga një shpërqendrim i mbrojtjes së Kombëtares shqiptare dhe Berisha nuk ka cfarë të bëjë. Pjesa e parë mbyllet 0-2.

Në të dytën, kuqezinjtë janë futur më agresivë në fushë, duke hyrë në lojë edhe Roshi me Memushajn, duke zëvendësuar Lenjanin dhe Qosen. Tanët kanë rrezikuar në dy raste, me Hysajn dhe Manajn, por edhe miqtë mund të kishin ndëshkuar me Griezmann.

Më pas shpëton dy herë Berisha portën tonë dhe jemi edhe me fat kur gjuajtja e Giroud godet shtyllën. Ritmi bie shumë në fund, kuqezinjtë janë të pafuqishëm për të shënuar një gol.

Në dy ndeshjet e tjera të këtij grupi, ka fituar 2-0 Turqia në Andorrë, ndërsa Islanda mposht Moldavinë 2-1 në transfertë.

SHQIPËRI – FRANCË    0-2

Tolisso 8’, Griezmann 32’

Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Veseli, Dermaku, Hysaj (Trashi 82’), Lenjani (Roshi 46’), Gjasula, Qose (Memushaj 46’), Bare, Manaj, Balaj. Trajner: Edy Reja.

Franca: Mandanda, Varane, Lenglet, Kimpembe, Tolisso, Sissoko, Mendy (Digne 75’), Dybois (Pavard 89’), Griezmann, Ben Yeder (Fekir 85’), Giroud. Trajner: Didier Deschamps.

Kartonë të verdhë: Hysaj / Lenglet

Gjyqtarë: Slavko Vinçiç, Tomaz Klançnik, Andraz Kovaçiç (Slloveni)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Humbja e parë në Prishtinë

Anglia nuk fal Kosovën, Kane vendos rekord