MENU
klinika

“Sdua të të ofendoj e as të të përfshihem në jetën personale..."

E gjykoi për foton pas vdekjes së të atit, Big Mama i përgjigjet…

19.11.2019 - 21:19

Pak ditë më parë këngëtarja e njohur Big Mama kaloi një periudhë të vështirë familjare. Babai i saj ndërroi jetë dhe sigurisht që këngëtarja e përjetoi shumë keq këtë situatë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo tregoi se kjo është gjëja më e vështirë që ka kaluar dhe falenderoi të gjithë për mbështetjen.

Por për shkak të profesionit të saj, këngëtarja nuk ka qëndruar gjatë për të marrë veten nga humbja e madhe dhe udhëtoi drejt Afrikës.

Nga aty ajo ka publikuar një foto ku shfaqet duke shijuar natyrën e veçantë me një veshje të përshtatshme për motin.

Kjo foto ka marrë vëmendjen e një ndjekësi, që e gjykon për foton, pasi asaj sapo i ka ndërruar jetë i ati.

“Sdua të të ofendoj e as të të përfshihem në jetën personale. Ama tani sa të ka vdekur babai dhe ti poston kështu fotosh sikur të mos kishte ndodhur gjë. E di që të vret normale se e ke baba, por nuk mund të postosh kështu fotosh, të paktën pritë 1 muaj”, i shkruan një komentuese.

Këto fjalë duket se e kanë prekur këngëtaren, e cila i ka dhënë një përgjigje të gjatë.

“Po mendohem a met kthy përgjigje, por po harxhoj pak minuta prej kohës që e kam shumë të rëndësishme.

Para se të komentoni duhet të mendoni se unë këtë profesion kam dhe ty nuk mundet me t’u dhimb baba jem më shumë se mu.

E dyta zijen qysh e mbaj e di vetëm unë, ty hiq mos të të hyjë në punë. E treta, baba jem e ka dashur artin dhe këtë e ka trashëguar tek unë. Amanet ma ka lanë që kur t’vdes ditën e tretë ki me dal me këndu në tv ki me kesh para publikut”, shkruan Big Mama ndër të tjera.