MENU
klinika

Emri

E rëndë/ Vetëvritet me armën e gjahut një 67-vjeçari

16.11.2019 - 09:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mallakastër në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se një 67-vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri në fshatin Panahor të Mallakastrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:20 të mëngjesit ndërsa viktima është 67-vjeçari Hyqmet Hadëraj.

Sipas raportimeve paraprake, Hadëraj është vetëvrarë me armën e gjahut në banesën e tij në kushte të rënda psikologjike. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 05:20, në fshatin Panahor, Mallakastër, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e tij të gjahut shtetasi H.H, 67 vjeç.

Arma me të cilën viktima ka vrarë veten ishte me leje në emër të viktimës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë