MENU
klinika

Burrat vazhdojnë të rendin pas...

E thotë INSTAT, gratë shpenzojnë më shumë për veshje

15.11.2019 - 13:20

Përsa i përket vitit 2019, gratë rezultojnë se kanë kryer më shumë blerje për veshje/pajisje sportive në krahasim me burrat.

Referuar anketës mbi “Përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Familje dhe nga Individët (TIK)” të realizuar nga INSTAT, blerjet “online” janë kryer nga 10,1 % e popullsisë së grupmoshës 16 – 74 vjeç në 12 muajt e fundit, nga momenti i kryerjes së intervistës.

Ndër blerjet “online”, produktet/shërbimet që zënë peshën më të madhe janë pajisjet sportive, veshje 82,6 %, të cilat kanë treguar një rritje nga viti 2018 me 4,0 pikë përqindje.

Duke u bazuar tek blerjet nëpërmjet internetit, duke marrë parasysh gjininë dhe grupmoshën, rezulton se gratë kanë kryer më shumë blerje për veshje dhe pajisje sportive  në krahasim me burrat (56,9 % për gratë dhe 43,1 % për burra).

Ndërsa burrat vazhdojnë të rendin pas: kompjuter, programe kompjuterike, pajisje kompjuteri, pajisje elektronike (63,3 % përkundrejt 36,7 % për gratë).