MENU
klinika

Kryesojnë tekstilet dhe mineralet

Eksportet shqiptare ‘vrapojnë’ drejt Bashkimit Europian

18.11.2019 - 13:01

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së në periudhën janar-tetor zënë 64.2% të gjithë tregtisë.

Instituti i Statistikave, INSTAT, publikoi të hënën raportin mbi tregtinë e jashtme, sipas të cilit eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 76.4% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 58.5 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me të cilën u kryen 32.7% e vëllimit të import-eksporteve, Greqia 7.2 %, Kina me 6.9% dhe Turqia 6.4%.

Pjesa më e madhe e eksportit të grupit “tekstile dhe këpucë” shkoi në tregjet italiane dhe ato gjermane, ndërsa mineralet kryesonin eksportet e mallrave shqiptare drejt Spanjës.

Sipas INSTAT eksporti i grupit “tekstile dhe këpucë” drejt Italisë në vlerë llogaritet për 10 mujorin rreth 70.3 miliard lekë, ndërsa drejt Gjermanisë u eksportuan 5.6 miliard lekë.

Për periudhën janar-tetor drejt Spanjës eksportet e grupit “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” llogariten 12 miliardë lekë.

BSH: Vrulli i shtrenjtimeve ka ndalur

Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet

Paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë?

Një problem shqetësues po shfaqet në gjithë Europën)

Korrupsioni, Kosova shumë më mirë se Serbia dhe Shqipëria