MENU
klinika

"Votimi i sotëm i Parlamentit çon përpara ringritjen e saj"

Emërimi i 2 anëtarëve të rinj në Kushtetuese, reagon ambasada e SHBA

11.11.2019 - 16:14

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo e ka përshëndetur këtë  veprim të Kuvendit, ndërsa shton se  organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. Më tej në reagim thuhet  se “Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri.

Reagimi i ambasadës së SHBA:

“Prej votimit unanim të reformës në drejtësi në 2016-ën, institucionet shqiptare, përfshirë edhe organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri”-shkruan ambasada.

Kuvendi i Republikës votoi në seancën e sotme dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ato janë Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji. Elsa Toska ka marrë votat e 105 deputetëve të pranishëm në Parlament, 2 vota kundër dhe 9 vota abstenim, kurse Fjona Papajorgji mori 105 vota pro, 3 kundër dhe 8 vota abstenim.

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin