Emërohet drejtori i ri i Kadastrës në Durrës.
Kjo detyrë i është besuar Artur Çobanit, ndërsa ai do të zëvendësojë Liridon Pulën. Ky i fundit u arrestua dhe më pas u la i lirë, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Liridon Pula u arrestua pak ditë më parë nga ana e Krimit Ekonomik, nën dyshimet se së bashku edhe me zyrtarë të tjerë, kishin tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, kryesisht në bregdet.
Arrestimi i kreut të Kadastrës në Durrës solli një përplasje mes qeverisë dhe prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, i cili firmosi për arrestimin e tij.
Prokurori Ndoja u akuzua nga kryeministri Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe, se mbështet bandat e krimit dhe se ka ushtruar presion ndaj kreut të kadastrës në Durrës.