A u kthye Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nga Uashingtoni me duar bosh apo me dëshirat e tij të plotësuara?
A ka ndryshuar ndonjë gjë pas takimit të tij disi të tensionuar me Presidentin e SHBA Donald Trump dhe senatorët e SHBA në Shtëpinë e Bardhë?
Vizita jashtëzakonisht e shkurtër e Erdoganit, erdhi me më shumë humbje sesa fitime. Ekziston një arsye për të besuar që Erdogan u largua nga Uashingtoni me ndjenjën se ai ka “ngecur” mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë më shumë se kurrë më parë.
Erdogan mbetet i mërzitur nga çështja e sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400 dhe po humbet ndikimin në Siri.
Erdogan shpresonte të ruante bashkëpunimin ushtarak me Shtetet e Bashkuara, përfshirë blerjen e raketave Patriot, por u tha që Kongresi i SHBA nuk do të ndryshonte mendim. Në takimin e tij me senatorët republikanë, Lindsey Graham të Karolinës së Jugut, Joni Ernst nga Iowa, Jim Risch nga Idaho, Ted Cruz i Teksasit dhe Rick Scott i Florida, kjo u bë edhe më e qartë.
Takimi i Shtëpisë së Bardhë u koreografua me kujdes nga Trump.
Presidenti i SHBA-së qëndronte ulur ndërsa diskutoheshin çështje të ndjeshme, duke lejuar senatorët të përballeshin me Erdoganin, i cili nuk e pëlqeu aspak atë që po dëgjonte.
Së dyti, vizita shënon një fund për ambiciet e Erdoganit për ndryshimin e regjimit në Siri.
Kishte dy tregues të qartë për këtë: Së pari, James Jeffrey, përfaqësuesi special i SHBA për angazhimin në Siri dhe i dërguari special për koalicionin global për të mposhtur Shtetin Islamik (ISIS), tha se i ashtuquajturi Grupi i Vogël i Sirisë do të vazhdojë me procesin kushtetues që synon të sigurojë një “zgjidhje jo ushtarake” në Siri.
Ky grup përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Jordania, Franca dhe Egjipti.
Erdogan u largua nga takimi duke shpresuar se mund të fitojë disi ndikim në lidhje me bashkëpunimin e mbrojtjes amerikane përpara takimit të NATO-s në fillim të dhjetorit.
Një gjë që Erdogan ishte me fat që e shmangu, megjithatë, ishte një diskutim mbi të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në Turqi.
Mungesa e reagimit ndaj taktikave të tij ka të ngjarë që ta nxisë atë të vazhdojë sulmet e tij të ashpra ndaj opozitës dhe mosmarrëveshjeve në vend.
Yavus Baydar, Ahval