MENU
klinika

"Të larguarit të kthehen"

Feja instrument për paqen/ Meta: Rinia ta ndërtojë këtu të ardhmen

18.11.2019 - 10:49

Departamenti i Shtetit të SHBA-së në koordinim me Presidenti, Ilir Meta, ka organizuar në tiranë konferencën ndërkombëtare me temën ‘Feja si instrument për Paqen’.

Në këtë konferencë të pranishëm janë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviç, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Telat Xhaferri, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi,

Kardinali Troshani, përfaqësues të tjerë të besimeve fetare në Shqipëri si dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme.

Në fjalën e tij hapëse presidenti Meta ka folur rreth paqes duke thënë se feja duhet të jetë një instrument që i bashkon njerëzit.

“Gjuha shqipe ka një fjalë të artë. ‘Besa’, nga besim. Besa i shtyu shqiptarët t’i tregojnë botës kurajo dhe besim në momentet e Luftës së Dytë Botërore. Në Shqipëri kishte numër Hebrej të shumta më të shumtë se para fillimit të kësaj lufte. Janë një shembull dhe frymëzim në mbarë botës. Historia është e mbushur plotë me histori të errëta. Pajtimi i plotë ka ende rrugë për të bërë. Kemi ende rrugë për të bërë. Feja duhet të jetë një moment për paqen. Lutemi që rinia ta ndërtojë këtu të ardhmen dhe të larguarit të kthehen këtu.”- tha Meta.

Kreu i Shtetit ka folur me pas për rrugën e Shqipërisë për në Bashkimin Europian duke falenderuar udhëheqësit e komuniteteve fetare në vend të cilët kanë mbështetur njëzëri integrimin.

“Shqipëri është angazhuar për në BE. Dua të falenderoj të gjithë udhëheqësit e fetar që kanë qenë bashkë për integrimin. Kjo është aspirata e vetme që na bashkon dhe na garanton në BE.”- vijoi Meta.

Kreu i Shtetit është ndalur edhe rasti i vogëlushit Alvin Berisha, i cili u shpëtua nga kampi Al Hol, vetëm pak ditë më parë. Ai shtoi se në kampe të ndryshme ka akoma shqiptarë që duhen ndihmuar, se duhet që për ta të krijohen kushtet e nevojshme për të mundësuar integrimin në shoqëri.

“Sot rajoni ynë përballet me sfidat e përbashkëta me kampet në Siri. Vendi u trondit nga rasti i Alvin Berishës. Falë gazetarisë profesioniste vogëlushi u shpëtua dhe është pranë familjes. Por ka edhe kampe të tjera që ndodhen me dhjetëra gra e fëmijë. Duhet të ngrihen kampet e rahabilitimit. Viktimat e këtij fenomeni duhet të identifikohen dhe integrohen. Familja është një institucion i shenjtë dhe duhet të mbrohet. Të mbrojmë të rinjtë, nga droga e nga lojrat e fatit apo nga të gjitha veset e tjera.”- përfundoi Presidenti.