MENU
klinika

Ja çfarë pritet...

Fluks i madh i turistëve në Maqedoni të Veriut

03.11.2019 - 08:46

“Në vitin 2019 vlerësojmë se do të kemi 3 deri në 5 për qind rritje të numrit të turistëve dhe prej 5 deri në 7 për qind rritje të bujtjeve, ndërsa presim gjatë vitit të kemi rreth 1.3 milionë turistë”,- është shprehur drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit, Lupço Janevski.

Ai ka shtuar gjithashtu se ngadalë turizmi në Maqedoni i afrohet numrit magjik prej katër milionë bujtjeve dhe se përgjithësisht viti 2019 është vit i mirë për turizmin pas rritjes së madhe të vitit të kaluar.

“Prandaj, Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit pret rritje të numrit të turistëve dhe rritje të bujtjeve të realizuara”, ka thënë Janevski.