Rreshjet e dendura të shiut kanë pushtuar vendin, tashmë prej disa ditësh.
Që orët e para nuk kanë munguar problemet, duke filluar nga përmbytjet e rrugëve deri tek pezullimi i lundrimeve në portin e Durrësit dhe Vlorës.
Një pasqyrë e situatës në gjithë vendin.
Kruja
Në rrethin e Krujës, ka dalë nga shtrati lumi Ishëm. Janë përmbytur disa hektarë tokë bujqësore dhe një lagje është nën ujë.
Durrësi
Moti i keqnuk ka kursyer as qytetin e Durrësit. Si pasojë asnjë traget nuk u nis nga Durrësi për në Bari apo anasjelltas. Era e fortë 74km/h, ka shkaktuar dallgë në det, që shkojnë deri në 7-8 ballë. Përveç problemeve në port, në qytet dhe në fshatrat përreth nuk është raportuar për dëme.
Vlora
Në Vlorë vijon të jetë i pezulluar lundrimi detar për shkak të dallgëzimit në det. Trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ka lundruar në drejtim të Vlorës, ndërsa anijet e peshkimit nuk janë lejuar nga Kapiteneria që të dalin në det. Ndërkohë probleme ka patur dhe me energjinë elektrike pasi era e fortë rrëzoi shtyllat elektrike e pemë, duke lënë në errësirë disa fshatra në Vlorë, Gjirokastër e Elbasan.
Në Llogara
Ndërkohë për sa i përket situatës me qarkullimin rrugor, nuk janë shfaqur probleme. Zona e Llogarasë është lehtësisht e kalueshme, ndërsa në disa fshatra vijon mungesa e energjisë elektrike që prej ditës së djeshme për shkak të dëmtimit të rrjetit.