Mijëra banorë të Durrësit, Tiranë, e Krujës janë larguar nga banesat e tyre dhe i janë drejtuar jugut e juglindjes pas lëkundjeve të vazhdueshme të tërmeteve.
Një pjesë thonë se kanë braktisur shtëpitë për shkak të pasigurisë, ndërsa të tjerë për të kaluar këtë situatë stresuese dhe për të qetësuar fëmijët.
Të frikësuar dhe të pasigurt, mijëra banorët nga Durrësi, Tirana e Thumana, kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe kanë zgjedhur juglindjen për të kaluar traumën e tërmetit të 26 nëntorit.
Rreth 500 persona përllogaritet të jenë strehuar në Hotelet e Vlorës. Të shumtë janë ata që kanë gjetur strehë në Elbasan. Vetëm në një hotel në Zonën e Llixhave janë strehuar mbi 20 persona.
“Na duket sikur na tundet toka, ankth, frikë”– thotë një qytetar.
Thonë se kanë kaluar momente të vështirë dhe tronditëse. Më e keqja është se ndihen të pasigurt për të tashmen dhe të ardhmen.
Edhe Korçë e Pogradec janë akomoduar shumë familje. Një pjesë thonë se kanë braktisur shtëpitë për shkak të pasigurisë, ndërsa të tjerë për të kaluar këtë situatë stresuese dhe për të qetësuar fëmijët.
“Nuk e patëm të lehtë as atje ku ishim, as këtu ku erdhëm. Jemi larguar nga stresi që kemi përjetuar”- thotë një tjetër qytetar.
Ndërsa të shumtë janë banorët e zonave të prekura që këto netë të vështira po i kalojnë në makina.