MENU
klinika

Pas tërmetit

FSHF, inspektim me ekspertë të gjithë stadiumeve

29.11.2019 - 20:00

Garat futbollistike mendohet të rinisin mesjavën e ardhshme, por para se të luhet në impiantet sportive, do të ketë një kontroll të imtësishëm nga ekspertë inxhinierë të kontraktuar nga FSHF.

“FSHF për momentin ka qenë në terren me nismat e solidaritet dhe nuk jemi marrë direkt me këtë aspekt. Në pamje të parë, duket se stadiumet të cilat kanë qenë më afër epiqendrës së tërmetit nuk kanë pësuar dëme të tilla e janë funksionale”, – pohojnë në FSHF.

“Por ky është vlerësim i jashtëm i momentit dhe jo nga specialistë të mirëfilltë. Për momentin specialistët e firmës së ndërtimit kanë parë vetëm gjendjen e stadiumit të ri në Tiranë dhe kanë konfirmuar se nuk ka asnjë lloj problematike pas lëkundjeve.

Ndërkohë, stadiume si i Durrësit, “Selman Stërmasi” apo “Redi Maloku” e fusha të tjera sportive, janë kthyer në qendra grumbullimi e strehimi të banorëve.

selman stermasi
selman stermasi

Ndaj për momentin nuk është bërë kontrolli me inxhinierë të specializuar për të konfirmuar nëse ndeshjet aty mund të zhvillohen rregullisht pa rrezikshmëri ndaj personave të pranishëm.

Këto impiante sportive, por edhe të gjithë të tjerat që janë në rrethin e prekur nga tërmeti, do t’i nënshtrohen kontrollit nga persona të specializuar të fushës para se në to të luhen aktivitetet zyrtare”, – tregon i njëjti burim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN