MENU
klinika

Edicioni i 35-të

Gjirokastra, në Panairin ndërkombëtar të Turizmit

08.11.2019 - 12:01

Shqipëria po merr pjesë në edicionin e 35-të të Panairit ndërkombëtar të Turizmit në Selanik që zhvillohet nga data 8 deri 10 nëntor 2019.

36 subjekte private që përfaqësojnë industrinë e turizmit në Qarkun Gjirokastër, tur-operatorë, hoteleri, kulinari, artizanat dhe shërbime të tjera si dhe Bashkitë Gjirokastër, Tepelenë, Përmet do të përfitojnë nga ky panair për partneritete të reja dhe marrëveshje përmes takimeve mes pjesëmarrësve dhe blerësve nga vende të ndryshme.

Prezantimi i brandit turistik të Qarkut Gjirokastër, është misioni që kanë marrë përsipër, përfaqësimi i organizuar i pavionit të Shqipërisë.

Oferta e këtij qarku është përtej qytetit të Gjirokastrës, trashëgimi e UNESCO-s, por edhe të promovojë turizmin e aventurës, historinë, kulinarinë, e një rajoni të pasur në kulturë dhe traditë.

Ndërsa nxitja e turizmit rajonal dhe promovimi i destinacioneve turistike shqiptare e rajonale është epiqendra e njërit prej eventeve më të rëndësishëm të turizmit, që vjen si prolog i misionit të qeverisë për zhvillimin e industrisë së turizmit gjithëvjetor në Shqipëri.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë