MENU
klinika

Akuza

“Gruaja e Schumacher-it nuk tregon të vërtetën”

12.11.2019 - 20:53

Një ditë më parë, gruaja e pilotit legjendar Michael Schumacher, Corinna, duke folur për gjendjen e bashkëshortit, edhe njëherë tjetër u tregua shumë e rezervuar.

Ndërsa sot, menaxheri Willi Weber, personi që e ktheu Michael Schumacher në legjendën e automobilizmit botëror, ka zbuluar se që kur gjermani ka pësuar aksidentin e frikshëm në Alpet franceze, atij nuk i është lejuar ta vizitojë.

I intervistuar nga mediat gjermane, ai ka treguar se bashkëshortja e ish-pilotit të Formula 1 e pengonte që të takohej me të dhe më pas nuk ka pasur kontakte me familjen.

E di që Michael ka mbetur i plagosur shumë rëndë dhe asgjë më shumë…Nuk di nëse ka bërë progres me rehabilitimin apo jo. Do të më pëlqente shumë që ta takoja përsëri, t’i shtrëngoja dorën.

Por gruaja e tij, Corinna, nuk ma lejon. Ka frikë se zbuloj të vërtetën për gjendjen e tij dhe ia tregoj publikut”, tha Weber, i cili ka qenë menaxheri i Schumacher gjatë gjithë karrierës në Formula 1.

Menaxheri mendon se ish-piloti do ta marrë veten një ditë: “Besoj shumë fort te shërimi i Michael, pasi e di se është një luftëtar. Nëse ekziston një mundësi, ai do ta shfrytëzojë. Ky nuk mund të jetë fundi i tij. Lutem çdo ditë për të dhe jam i bindur se do ta rishohim”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN