MENU
klinika

Hidhet shorti i fazës finale

Grupe “ferri” në Euro 2020, Kosova mëson fatin…

30.11.2019 - 19:02

Është hedhur në Bukuresht shorti i fazës finale të “Euro 2020”. 24 skuadra janë ndarë në 6 grupe, edhe pse 4 skuadra pritet ta mësojnë fatin e tyre në mars pas ndeshjeve të play-off në Ligën e Kombeve.

Gjermania, Franca dhe Portugalia kanë përfunduar në një grup, ndërsa Kosova, nëse kualifikohet, do të jetë në një grup me Holandën, Ukrainën dhe Austrinë.

Europiani do të hapet më 12 qershor në Romë me ndeshjen Turqi-Itali. Në 1/8-at do t ë kualikohen dy vendet e para të grupeve si dhe katër të tretat më të mira.

GRUPI A  – Turqi, Itali, Uells, Zvicër

GRUPI B  – Danimarkë, Finlandë, Belgjikë, Rusi

GRUPI C  – Holandë, Ukrainë, Austri, Fituesi i Playoff-it D (Gjeorgji, Maqedoni, Kosovë, Bjellorusi)

GRUPI D – Angli, Kroaci, Fituesi i Playoff-it C (Skoci, Norvegji, Serbi, Izrael), Rep. e Çekisë

GRUPI E – Spanjë, Suedi, Poloni, Fituesi i Playoff-it B (Bosnje Hercegovinë, Sllovaki, Irlanda e Veriut, Rep. e Irlandës)

GRUPI F  – Fituesi i Playoff-it A (Islandë, Bullgari, Hungari, Rumani), Portugali, Francë, Gjermani