MENU
klinika

"Këto kujtime do na ndjekin gjithmonë!"

Hajdari: Ky përvjetor Pavarësie na gjeti të mbërthyer në dhimbje

28.11.2019 - 10:37

Deputetja Rudina Hajdari përkujton 107-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se ky përvjetor i gjeti vendin tonë të mbërthyer në dhimbje.

Hajdari thekson se kujtimet e këtij tërmeti katastrofik do na ndjekin gjatë gjithë jetës, ndërsa bën thirrje që të mbështesim sa më shumë familjet e prekura.

“Këtë herë 107 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë e gjeti vendin tonë të mbërthyer në dhimbje. Kujtime që do na ndjekin gjatë gjithë jetës tonë. Sot e gjithmonë duhet të nderojmë viktimat e pafajshme të tërmetit, qytetarë të denjë të Shqipërisë. Të mbështesim familjarët e tyre dhe njëri-tjetrin për t’i dhënë forcë edhe kur forca duket e pamundur.

Rimëkëmbja nga kjo tragjedi do jetë e vështirë por solidariteti njerëzor, i pakufinj, është ai që po na mban të gjithëve me shpresë”- shkruan Hajdari.