U hodh shorti për stadiumin në të cilin do të luhet finalja e “Play Off” për Ligën D, aty ku bën pjesë edhe Kosova. “Dardanët” do të përballen me Maqedoninë e Veriut në transfertë ndeshjen e parë dhe më pas do të luajnë në shtëpi.
Sakaq, finalja e madhe do të luhet në transfertë për Kosovën dhe vendin pritës do të jetë fituesi i çiftit Bjellorusi-Gjeorgji. Nga goglat e zgjedhura, fati donte që Kosova të mos e priste finalen në shtëpi.
Sakaq, edhe skuadrat të cilat ishin rezerva në këtë “play off”, kanë mësuar kundërshtarët e tyre në provën për të shkuar në Europian. Skocia, e cila ishte në grup me Shqipërinë, do të përballet fillimisht me Izraelin dhe më pas, fituesi i këtij çifti do të përballet me fituesin e çiftit Norvegji-Serbi.
Sakaq, finalja e Ligës A, do të luhet në fushën e fituesit të çiftit Bullgari-Hungari, teksa në Ligën B do të jetë njëra mes Bosnjes ose Irlandës së Veriut ajo që do të presë finalen. Në Ligën C, finalja luhet në Norvegji ose në Serbi, në varësi të skuadrës së kualifikuar.
PLAY OFF
26 mars 2019
Liga A
Islandë-Rumani
Bullgari-Hungari
Liga B
Bosnjë Hercegovinë-Irlandë e Veriut
Sllovaki-Irlandë
Liga C
Skoci-Izrael
Norvegji-Serbi
Liga D
Gjeorgji-Bjellorusi
Maqedoni e Veriut- Kosovë
Fitueset e çifteve brenda Ligës përkatëse do të ndeshen më 31 mars në fushën që u përcakua me short për të nxjerrë emrat e 4 ekipeve të fundit që shkojnë në Euro 2020.