MENU
klinika

A duhet të ndalemi këtu?

Hidrocentrale në gjithë vendin? Fitime shokuese

18.11.2019 - 12:44

Hidrocentrali më i vjetër njëkohësisht i pari që u ndërtua në Shqipëri ishte hidrocentrali i Selitës.

Filloi që në 1949 dhe në nëntor 1951 filloi të shfrytëzohej. Është një hidrocentral me tunele duke filluar që nga Mali me Gropa kalon në Malin e Dajtit ku ka një tunel 1600 metra të gjatë dhe zbret në Lanabregas ku është ndërtesa e centralit.

Edhe pse një central i vogël ndërtimi i tij ka qënë i vështirë. Mban mbi supe 66 vite funksionon ende dhe nuk i ka ndodhur asgjë. Sipas punëtorëve hidrocentrali është i inauguar natën sepse në atë kohë më 7 nëntor 1951 ishin grumbulluar në sallën e makinerisë, autoritetet e vendit ndërsa në Tiranë ishin mbledhur qytetarë para bashkisë së Tiranës të gjithë së bashku që prisnin të vinin dritat.

Në 1949 vendi jonë ishte analfabet dhe mjerisht nuk dinte çfarë ishte hidrocentrali. Pikërisht në këtë moment skenës i shtohet një aktor i ri, një këshilltar sovjetik Grigori Petrenko. Aftësitë e tij dhanë një ndihmë kolosale për ndërtimin e hidrocentralit.

Në këtë periudhë Tirana kishte një central të vogël që vlente vetëm për institucionet shtetërore dhe disa familje që jetonin në Tiranë. Pjesa tjetër ishin me kandila, llamba me vajguri, ca me pishë. Kjo ishte gjendja e Shqipërisë në atë kohë.

Si siguroheshin Fondet? Si organizohej fuqia punëtore?

Krahas projektit, bëhej dhe preventivi i veprës që përcaktonte se çfarë duhej për një vepër të tillë. Aty ishin dhe fondet e caktuara për punonësit që ishin në hidrocentral. Shpërblimi i punonjësve ishte shumë i madh. Sidomos për shoferët, eskavatoristët, buldozeristët, që kishin makineri të mëdha. Ata kishin paga speciale që arrinin nga 20 mijë deri në 25 mijë lekë në muaj. Ishte stimulim i jashtëzakonshëm i këtyre njerëzve që punonin edhe nga 12 orë në ditë, me turne. Puna ishte 24 orarëshe.

Hidrocentralet mbi lumin Drin janë hidrocentralet më të famshme, jo vetëm për shkak të madhësisë së projekteve por edhe për shkak të varësisë së tyre nga zhvillimet politike të kohës.

Cili ishte hidrocentrali i parë që u ndërtua në Drin?

Hidrocentrali i parë në Drin ishte ai i Vaut të Dejës. Vau i Dejës ka diga me lartësi deri në 60 metra. Në këtë kohë, u studiua në themel e gjithë puna për ndërtimin e hidrocentralit të Vaut të Dejës. Tregohet punë e vështirë por me ndarjen u bë në Institut mes grupeve të projektimit për secilën pjesë të hidrocentralit, u bë e mundur të projektohet dhe pastaj të ndërtohet plotësisht ashtu siç duhej.

Ky hidrocentral problemin më të madh e kishte te perdja kundër filtrimit në shtratin e lumit. Sepse aty u desh të bëhej një perde në thellësi 50 metra për të ndërprerë filtrimin. Këtu ndihmuan kinezët dhe së bashku me inxhinierët shqiptar krijuan veprën që kemi sot.Hidrocentrali i Vaut të Dejës u quajt “Mao Ce Dun” për të nderuar kryetarin kinez si falenderim për ndihmën që i dhanë vendit tonë.

Hidrocentralet e Drinit janë ndërtuar me dy kritere themelore. Prurjet e Drinit janë marrë 1 herë në 10 mijë vjet. Dhe e dyta, janë marrë parasysh termetet 9 ballë, në ndërtimin e hidrocentraleve të Drinit. Në këtë drejtim ka siguri absolute. Sigurisht që duhet të ketë vazhdimisht kontroll e mirëmbajtje.

A duhet bazuar e gjithë ekonomia e Shqipërisë tek hidrocentralet?

Nga studimi i vitit 1963 ka rezultuar se me ndërtimin e hidrocentraleve në të gjithë vendin, mund të sigurohen 18 deri 20 miliard kilovat orë energji elektrike në vit. Është energji e madhe që përballon çdo nevojë. Por nuk është e thënë që Shqipëria të mbetet vetëm te ndërtimi i hidrocentraleve por edhe të termocentraleve, sidomos i Fierit.

Termocentrali i Vlorës duhet shfrytëzuar me gaz. Është fatkeqësi për ne, se është ndërtuar nuk shfrytëzohet. Vendi jonë ka aftësitë për të zotëruar edhe centrale elektrike me erë. Llogaraja e zona e Milotit e zona të tjera kanë erë të jashtëzakonshme.

Sipas një prej inxhinierëve më të vjetër, Emin Musliu, gjithçka që i mungon këtij vendi është dëshira e mirë dhe vullneti për të krijuar vepra të tilla.