MENU
klinika

«Bulgarophagos»

Historia e posterit grek ku glorifikohet kanibalizmi

09.11.2019 - 07:30

Në mbamendjen historike të luftrave ballkanike është edhe posteri grek ku njeringrënia paraqitet si vlerë patriotike.

Fjala është për posterin «bulgarofagos» (bullgarngrënësi), i cili paraqet një evzon grek tek shqyen me dhëmbë një ushtar të shfytyruar bullgar, shkruan Konica.al.

Por, si erdhi deri te kjo psikozë luftë ku tjetri dehumanizohej tej çdo përfytyrimi?

Në fazën e parë të luftës, bullgarët dhe grekët kishin qenë aleatë me njëri-tjetrin në luftën kundër Perandorisë Osmane, por mëtimi për Maqedoninë i ktheu në armiq të shfrenuar.

Në raportin e Carnegie-t për shkaqet e luftërave ballkanike jepet edhe një shpjegim i sfondit të luftës.

«Për një vit të dy popujt ishin aleatë, të bashkuar kundër një armiku të përbashkët. Por kur politika diktoi një prishje, ishte e nevojshme të përgatitej opinioni publik; dhe shtypi grek, sikur të kishte një impuls të përbashkët, përvjeli mëngët për këtë punë», thuhet në raport.

«Ditë pas dite bullgarët përfaqësoheshin si një popull i përbindshave, dhe ndjenja publike ishte ngritur në klithmë shovinizmi që e bënte të pashmangshme luftën…Në biseda dhe shtyp një frazë përshkonte ndjenjen e përgjithshme të grekëve kundër bullgarëve “dhen einai anthropoi!” (Ata nuk janë qenie njerëzore). Në fërgëllimin dhe zemëratën e tyre, grekët nisën të mendonin vetën si hakmarrës të caktuar të qytetërimit kundër një populli që qëndronte jashtë njerzillëkut», shkruan tutje raporti.

Ushtria greke u nis në luftë, me mendjen e mufatur nga urrejtja dhe përbuzja.

Një poster ishte afishuar kudo në rrugët e Selanikut dhe Pireut, ku paraqitej një evzon grek që mbante një ushtar të gjallë bullgar me të dyja duart e tij, përderisa çapëlen fytyrën e viktimës me dhëmbë, posi një bishë që shqyen prenë.

Ajo quhet «Bulgarophagos» dhe shoqërizohet me vargjet në vijim:

«Deti i zjarrit që zien në gjoksin tim,
dhe thërret për hakmarrje me tallazet e egra të shpirtit tim,
Do të shuhet kur përbindshat e Sofjes janë ende,
dhe gjaku i tyre shuan urrejtjen time».

© Salih Mehmeti | Konica.al

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen