MENU
klinika

Euro 2020

Historiku, formacionet dhe detajet e Shqipëri-Francë

17.11.2019 - 12:32

Shqipëria do të luajë sonte ndeshjen e fundit eliminatore të “Euro 2020”, pikërisht ndaj Francës, ku vëmendjen kryesore e ka marrë përurimi i stadiumit të ri, pasi kuqezinjtë nuk kanë asnjë objektiv në grup, ndërsa Franca synon vendin e parë.

Edy Reja pritet të kthejë në fushën e lojës emrat e zakonshme për sfidën kundër Francës, në mënyrë që të kërkojë një rezultat, apo të paktën një paraqitje që të bëjë të harrohet sa më shpejt ajo ndeshje ndaj Andorrës.

Gjithçka nis nga porta, me Strakoshën mes shtyllave, edhe pse kjo nuk është një “ngelje në klasë” për Berishën e pafajshëm në ndeshjen ndaj Andorrës.

Para tij, Dermaku kthehet në qendër të prapavijës, me Ismajlin e Gjimshitin nga krahët, një rreshtim që ka dhënë më shumë siguri në ndeshjet e mëparshme me lojtarin e Parmës si udhëheqës.

Hysaj do të rreshtohet në të djathtë, ndërsa Lenjani pritet të luajë nga e majta. Sa i përket këtij pozicioni të fundit, ka shumë diskutime, pasi Roshi me dy asistet e tij ka hedhur një kandidaturë të fortë për të qenë titullar.

Në qendër të mesfushës rikrijohet treshja Gjasula-Bare-Memushaj, e cila ka për detyrë të kujdeset për të ndaluar ofensivën franceze, por edhe të krijojë për dyshen e sulmet.

Para konfirmohen Balaj dhe Manaj, të cilët në mungesën e Çikalleshit dhe Sadikut, duket se janë zgjedhja e parë për teknikun Reja.

Ndërsa francezët priten të luajë kështu: Varane, Kimpembe dhe Lenglet do të rreshtohen para Mandanda. Nga krahët, Mendy dhe Dybua do të mbështesin mesfushën, ku do të veprojnë në qendër Tolisso e Sisoko.

Ndërkohë, rreshtimi nuk dihet ende nëse do të jetë një 3-5-2 i mirëfilltë apo një 3-4-3. Por duket e sigurt se në sulm do të jetë Ben Yeder me njërin mes Grezmann dhe Mbappe që do të veprojë si një 10 e mirëfilltë.

Shqipëria dhe Franca janë ndeshur 8 herë mes tyre. Kuqezinjtë kanë fituar dhe barazuar një herë, fitorja në Elbasan, ndërsa barazimi në Paris. Franca ka fituar 6 takimet e tjera. Edhe golaverazhi flet për “GJelat”, 18-4.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet Didier Deshamps, trajneri i Francës

“Shqipëria e fortë, mbaj mend kur humbëm këtu”