Sulmet ajrore nga koalicioni i udhëhequr nga sauditët që luftojnë rebelët Houthi në Jemen, ka rënë gati 80% në dy javët e fundit, deklaroi i dërguari i Kombeve të Bashkuara për Jemenin, Martin Griffiths.
Duke informuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Griffiths dukej pozitiv, duke thënë se zvogëlimi i tempit të luftës ishte një shenjë se diçka po ndryshon në Jemen dhe ndoshta nënkupton një lëvizje drejt një armëpushimi të përgjithshëm.
“Në dy javët e fundit shkalla e asaj lufte është ulur në mënyrë drastike. Ka patur gati 80% më pak sulme ajrore në të gjithë vendin sesa dy javë më parë”, deklaroi ai.
Griffiths vlerësoi gjithashtu marrëveshjen e Riadit, të nënshkruar këtë muaj, midis qeverisë së Jemenit dhe separatistëve jugorë, që synon t’i japë fund muajve të luftimeve midis dy palëve.
“Kjo duhet të shërbejë si nxitës për çuar Jemenin drejt zgjidhjes së konfliktit që është para nesh, në këtë këshill përmes mjeteve politike”, deklaroi i dërguari special.