09.11.2019 - 19:26
Mauro Icardi edhe njëherë tjetër ishte vendimtar për PSG. Argjentinasi ka shënuar golin e fitores 2-1 në transfertë, në sfidën përballë Brest.
Ishte Di Maria ai që shënoi golin e parë në 39’ dhe me kaq u mbyll pjesa e parë. U duk sikur do të kishim një goleadë, pasi miqtë kishin shumë raste.
Vendasit nuk stepen dhe në 72’ barazojnë shifrat. Por në 85’ Icardi realizon golin e fitores. Goli i pestë i sulmuesit argjentinas në Ligue 1, aq sa ka shënuar edhe Mbappe.
Me këtë sukses, PSG mban vendin e parë në renditje dhe shkon në 10 pikë para vendit të dytë. Duket se parizienët po e mbyllin këtë kampionat që në fazën e parë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Thumbon Interin
Icardi prezantohet tek PSG : Hap përpara në karrierë!
Ligue 1, Java 11