Kolonisë shqiptare te Lazio mund t’i shtohet edhe një tjetër. Dhe kjo natyrisht nisur vetëm nga preference e drejtorit sportive Igli Tare, që ka ndikim të madh në klubin bardhekaltër.
Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi është nën vëzhgimin e disa klubeve me shumë emër në arenën europiane, si Atletico Madrid apo Tottenham, por së fundmi edhe Lazio ka hyrë në “lojë”.
Goleadori ka zhvilluar paraqitje mbresëlënëse me Fenerbahçen, pa harruar edhe ato me Kosovën, prandaj vëmendja ndaj tij është maksimale.
Trajneri Simone Inzaghi e preferon për cilësitë teknike dhe fizike, teksa kërkon ta ketë në skuadër prej muajit janar, kohë kur hapet edhe merkato dimërore. Kështu, në lojë tashmë futet drejtori sportiv i lacialëve, Igli Tare.
Për sulmuesin kosovar klubet me emër ofrojnë deri në tetë milionë euro. Këtu fillon edhe ngërçi me klubin e Fenerbahçes. Turqit duke kërkojnë një shifër më të lartë se 10 milionë euro për Muriqin.