MENU
klinika

Ekipet e shpëtimit ende në terren

“Jam gjallë më nxirrni që këtu”

26.11.2019 - 12:00

Ekipet e shpëtimit kanë qënë të pranishëm që në orët e para të tërmetit në Thumanë.

Pikërisht në një nga operacionet ekipet dëgjuan një njeri që klithi me sa fuqi kishte nga poshtë rrënojave se ishte gjallë.

Ishte Pëllumb Greku ai që tha ulëriti: Jam gjallë, më nxirrni që këtu!

Para se ta nxirrnin nga rrënojat motra e tij i preku të gjithë, pasi vuri kujën për ta nxjerrë vëllain dhe familjen e tij nga rrënojat.

Nën rrënojat në Thumanë është duke u punuar për gjetjen e personave të tjerë.

Po ashtu bëhet e ditur se numri i të plagosurve është shumë i madh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Manastirliu: Ekipet mjekësore në gatishmëri

Spitali i Durrësit i tejmbushur, po trajtohen 600 të lënduar