MENU
klinika

"Më thanë nuk bën për këtë punë"

Jona Spahiu flet hapur për vështirësitë në televizion

07.11.2019 - 08:13

Moderatorja e njohur Jona Shehu ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin ‘Soiree’ në Top Channel nga Jonida Shehu. Ajo ka folur gjerë e gjatë për ndjesitë e të bërit nënë për herë të parë, për televizionin si dhe ka kujtuar fillimet e karrierës së saj.

Jona ka treguar se fillimet e saj në botën e medias nuk kanë qenë aspak të lehta. Asaj i është dashur të përballet me njerëz që i kanë thënë “Ti nuk bën për këtë punë”. “Në momentin që unë doja të isha në televizion kam trokitur në shumë dyer, kam bërë prova, edhe në radio po ashtu më kanë bërë një trajnim prej 3 muajsh dhe në fund më thanë që ti nuk je për këtu”, është shprehur moderatorja.

Pas rrëfimit të aktores, ka ndërhyrë këngëtarja e njohur Orgesa Zaimi, duke thënë: “Ke zë vërtet shumë të mirë për radio dhe këtë ta thotë dikush që punon në radio, pse jo mos ta kesh një projekt të ardhshmdhe në radio.” Jonida tha se këtë duhet ta dëgjojnë ata që i kanë thënë nuk bën për këtë punë por Jona ka treguar se nuk është tip që mban mëri. “Në fakt nuk jam natyrë që mbaj mëri. Mendoj se kjo ka ardhur me kalimin e kohës. Sa më shumë jam përmbushur unë në jetë, sa më e lumtur edhe e rrethuar nga gjërat e mira si nga ana personale dhe si nga ana profesionale, akoma më shumë i kam lënë gjërat që të shkojnë”, ka shpjeguar ajo.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën