MENU
klinika

“Raiden i ngjan shumë babait tim të ndjerë”

Jona Spahiu kujton mes emocionesh babain e ndjerë

02.11.2019 - 19:47

Moderatorja e njohur, Jona Spahiu, në shtator të vitit që lamë pas u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një vogëlush të cilin e pagëzoi me emrin Raiden.

Që pas ardhjes në jetë të tij, Jona ka vendosur t’i përkushtohet 100% dhe daljet e saj televizive kanë qenë shumë të rralla.

Megjitjatë së fundmi ajo ka bërë një përjashtim.

Ditën e sotme ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites “Pop Culture” në rubrikën “Një pasdite me Dojnën”.

Në një intervistë të gjatë ajo ka treguar më tepër për jetën e saj dhe ka zbuluar një detaj që na ka emocionuar të gjithëve.

Mes emocionesh, Jona ka trrvuar se do të dëshironte të kisbte ende gjallë të atin, vetëm aë ai të shihet si po rritet Raiden.

“Të shihte Raiden e tani që po e them kam shumë emocion sepse e di sa të shenjtë e ka patur ai familjen. Ai ka bërë shumë për ne, ka qenë prezent shumë, kam një jetë të mbushur komplet prej tij, kam ende shkrimet e pusullat e tij në librat e mi. Do doja shumë që ta shijonte Raiden e të thoshte ky djalë më ngjan mua. Raiden mund të them se ngjan në disa gjëra me babin”, shprehet moderatorja.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën