U hodh shorti i fazës finale të “Euro 2020”, ku ka pasur surpriza. UEFA ka publikuar datat dhe oraret e ndeshjeve në fazën e grupeve, dhe si do procedohet më tej në fazën me eliminim direkt.
Kështu, ndeshja e parë në 12 qershor të vitit 2020, që do të ngrejë edhe siparin e Europianit, do të jetë ajo mes Turqisë dhe Italisë, e cila do të mbahet në stadiumin “Olimpico” të Romës, në orën 21:00.
Më tej, ndeshjet do të vijojnë me nga 3 takime në ditë, me oraret ende për t’u caktuar, deri në 24 qershor, ku do të luhen edhe të gjitha ndeshjet e grupeve.
Dy ekipet e para nga çdo grup, si dhe katër ekipet më të mira të renditura në vendin e tretë do të avancojnë në fazën me eliminim direkt. Kosova, nëse kualifikohet, do të ndeshet në fillim me Austrinë. Më poshtë, edhe një pasqyrim se si do të vijojë rruga e ekipeve në Europian.