Dinamo, ekipi legjendar shqiptar, është drejt Kategorisë së Dytë. Në takimin e sotëm ndaj Kastriotit në Pezë-Helmës, blutë e kryeqytetit kanë humbur 0-2 dhe mbeten me vetëm 1 pikë në renditje.
Një meritë të madhe në këtë sukses të miqve pati goli i minutës së 30 nga Ajazi, një realizim që mbeti në fuqi deri në minutën e 94-t, kur krutanët realizuan edhe të dytin me autor Dacin.
Kështu, Dinamo koleksionon disfatën e radhës dhe kjo është e gjashta në shtatë javë kampionat. As ndryshimi në menaxhim, teksa tashmë në klub kanë mbërritur italianët nuk ka bërë punë dhe nëndetësja vazhdon të mos dalë në sipërfaqe.
Ndërkohë, Kastrioti merr një sukses tejet të rëndësishëm në objektivat e krutanëve për t’u rikthyer në elitë. Falë kësaj fitoreje mbeten në hapin e kryesuesve të Korabit dhe janë gati të shfrytëzojnë gabimin e rivalëve.