MENU
klinika

“Pema e jetës”, si do të jetë dega e re?!

Kastro Zizo, baba për herë të tretë

04.11.2019 - 16:20

Kastro Zizo do të bëhet baba për herë të tretë.

Sot, nga faza e parë e Këngës Magjike, para se të interpretonte këngën e tij pjesëmarrëse “Pema e jetës”, i veshur me pemë duke iu përshtatur tematikës së këngës, Kastro tha se ka dëshirë të lëshojë rrënjë.

Pas kësaj, këngëtari tha gjithashtu se nuk e di nëse dega e tij e re është vajzë apo djalë, duke lënë kështu të kuptohet se është në pritje për t’u bërë sërish baba.

Pavarësisht faktit që dy martesat e para nuk kanë qenë jetëgjata, Kastro ka thënë publikisht se do të donte të martohej sërish dhe, pa dyshim, do të lërë trashëgimtarë të tjerë.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën