MENU
klinika

"Po abuzoni, kafshë!"

Kejvina Kthjella reagon pasi u pyet në Prokurori

09.11.2019 - 14:37

Kejvina Kthjella, ka reaguar për herë të parë pasi iu zbulua lidhja me Redjan Rrajën, të dyshuarin kryesor për vrasjen e Andi Malokut, dhe plagosjen e prokurorit Arjan Ndoja dhe Landi Muharremit.

Modelja e njohur ka shpërthyer ndaj gazetarëve, që sipas saj janë duke abuzuar dhe i kanë keqpërdorur emrin.

“Gazeflliqësira do përgjigjeni shumë shpejt për kto artikuj qe keni përdorur në emrin tim! Po abuzoni si kafshët, plehra!”, shkruan Kthjella në një reagim të pak minutave më parë në Instastory.

Disa ditë më parë Kthjella u mor në pyetje nga ana e prokurorëve, pasiu dyshohet se Rraja ka pasur një lidhje me të dhe e ka përdorur si alibi për ditën kur u krye atentati.