MENU
klinika

E lindur për skenën

Këngëtarja e njohur poston fotot e veçanta, nuk do ta njihni

06.11.2019 - 15:48

Reperja e hiteve “Sicko”, “Bye Bye”, “Columbiana” etj, Tayna, mori famë të madhe në një periudhë të shkurtër kohore dhe është kthyer në një ndër emrat më të lakuar nëpër media.

Këngët e saj i dëgjojmë ngado dhe madje një pjesë të teksteve i kemi mësuar përmendësh. Mirëpo, nuk e dinim faktin që pasioni i Tayna-s për muzikën paska filluar shumë herët.

Që në moshën 5-vjeçare, reperja ka marrë mikrofonin në dorë dhe ka performuar , ndërsa fotot e vjetra i ka ndarë për herë të parë me ndjekësit në Instagram.

“5 vjeçe! Duke bërë rep dhe duke kënduar gjithmonë”- shkruan Tayna krahas fotove ku shfaqet me flokët e mbledhura dhe e veshur me shumë stil.