MENU
klinika

Me 2 albume dhe 78 tekste këngësh

Këngëtarja që s’bëri bujë por u dashurua nga publiku në heshtje

15.11.2019 - 21:45

Mariza Ikonomi është këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur.

Ka përfunduar studimet në liceun artistik “Jordan Misja” e më pas ka përfunduar studimet në Akademinë e Lartë të Arteve dega kanto. Ajo ka patur bashkepunim me këngetarë e autorë të ndryshëm sepse mund të kendojë çdo lloj zhanri muzikor duke filluar nga ai popullor e deri tek ai alternativ e heavy metal.

Këngetarët e saj te preferuar janë CelineDion, Alanise Marisete, Guns’n Roses, Cranberryes etj. Ushqimi i preferuar picca kapriçoza dhe patatet e skuqura edhe pse është llupse e madhe.Familja e saj është e përbërë nga katër pjesetar: Prindërit dhe motra e saj qe e do aq shumë dhe i ngatërrojnë shpesh si binjake sepse ngjajnë shumë.

Aktori i preferuar Keanu Reeves. Ajo ka filluar të këndoje që e vogël duke u aktivizuar në qendrën e kulturës së fëmijëve e që aty duke marrë pjesë në festivalet e fëmijeve në Tiranë dhe Shkodër. Më pas me një hap vigan u ngjit në skenën e Festivalit të madh kombëtar në moshën 12-vjeç. Nga këngetaret e Qendrës së fëmijeve ajo u përzgjodh nga Françesk Radi i cili ishte një nga kantautoret më të mirë në vendin tonë.

Mariza është këngetarja e parë që u ngjit në këtë skenë në një moshë kaq të vogël. Kënga e tyre fitoi çmimin e telespektatorit që për atë vit ishte një çmim mjaft i rëndësishem. Më pas çmime të tjera vërshuan për Marizën.

Në festivalin e fëmijëve, mori çmimin e parë me këngën ‘Mëmëdheu’. Po me këtë këngë fitoi përsëri çmimin e parë në Festivalin Ballkanik të fëmijëve. Me këto dy këngë Mariza u bë shumë e dashur jo vetëm për fëmijët por edhe për të rriturit jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera ku këndonte. Në Maqedoni, Mariza fitoi çmimin e tretë në një festival mbarëkombëtar me këngën ‘Le të ketë gjithmonë pranverë’, ndërsa publiku i Kosovës që para pak kohësh e mbante mend ende të vogel, me syze tani e duartroket me zjarr si Mariza Ikonomi 17 vjeç por me një zë të pjekur e shumë profesional.

Pas disa koncerteve në Zvicer, Francë dhe me grupin ‘Ilirianët’ në Hollandë dhe Kosovë, Mariza si pjesetare e këtij grupi u mirëprit në festivalin e madh me këngët ‘Ti me fal’ dhe ‘Dashuri dhe Lot’ dhe me albumin e tyre të quajtur ‘Vegim Qiellor’ ku këngët kanë frymë mistike sepse edhe pjesetarët e grupit janë besimtare në Zot. Pas kësaj rifilloi të këndoje vetëm por duke u mbeshtetur nga grupi me kënget tepër të suksesshme ‘S’do qaj’.

Kjo këngë u kompozua nga vetë Mariza dhe publiku i Kosovës, Maqedonisë e priti shumë mirë. Ne Festivalin e pranverës me këtë këngë Mariza u vlerësua me çmimin interpretuesja më e mirë ‘Mikrofoni i Artë’ dhe tek Kenga Magjike doli përseri interpretuesja me e mirë me këngen ‘S’e di’. Këto kohë Mariza ka realizuar dy videoklipe të kengeve ‘Kur vjen e Djela’ që është sigla hapëse e një ‘show’ televiziv dhe të kënges ‘S’e di’.

Në vitin 1994, Mariza Ikonomi merr pjesë në Festivalin e 32-të Mbarëkombëtar të Fëmijëve në Shkodër me këngën “Falmë Ca Lule”. Teksti u shkrua nga Irma Kurti, ndersa muzika nga Edmond Rrapi.

Në Dhjetor 1994, Francesk Radi & Mariza Ikonomi marrin pjesë në Festivali i 33-të në RTSH me këngën “Telefonate Zemrash”.

Në Dhjetor 1997, Françesk Radi & Mariza Ikonomi marrin pjesë në Festivali i 36-të në RTSH me këngën “Jeta S’le Femije”.

Në Dhjetor 1998, Mariza Ikonomi & Merland Kademi marrin pjesë në Festivali i 37-të në RTSH me këngën “Ti Më Fal”.

Në Dhjetor 1999, Mariza Ikonomi & Merland Kademi marrin pjesë në Festivali i 38-të në RTSH me këngën “Dashuri Dhe Lot”.

Në Dhjetor 2000, Mariza Ikonomi merr pjesë në Festivali i 39-të në RTSH me këngën “Tregome”, nje kenge e rrymes alternative.

Në Nëntor 2001, Mariza Ikonomi merr pjesë në Kënga Magjike 2001 me këngën “Nje Tjeter Jete”.

Në Dhjetor 2001, Mariza Ikonomi merr pjesë në Festivali i 40-të në RTSH me këngën “Zjarrin Do Ta Gjej”.

Në Nëntor 2002, Mariza Ikonomi merr pjesë në Kënga Magjike 2002 me këngën “Piano E Vjeter”.

Në Dhjetor 2002, Mariza Ikonomi merr pjesë në Festivali i 41-të në RTSH me këngën “Ku Ty Nuk Te Kam”.

Në Dhjetor 2003, Mariza Ikonomi merr pjesë në Festivali i 42-të në RTSH me këngën “Mbi Ure”.

Në Maj 2004, Mariza Ikonomi merr pjesë në Top Fest 1 me këngën “Mysafiri I Mallkuar”.

Në vitin 2003, Mariza Ikonomi publikon albumin “Mysafir I Mallkuar”.

Në Shtator 2004, Mariza Ikonomi merr pjesë në Mikrofoni I Artë 2004 me këngën “Pa Ty”.

Në Nëntor 2004, Mariza Ikonomi merr pjesë në Nota Fest 2004 me këngën “A Mundem Te Jetoj Pa Ty”.

Në Dhjetor 2004, Mariza Ikonomi merr pjesë në Festivali i 43-të në RTSH me këngën “Kur Dashuron”.

Në Dhjetor 2005, Mariza Ikonomi & Erjon Korini marrin pjesë në Festivali i 44-të në RTSH me këngën “Edhe Fati Qan”.


Në Prill 2006, Mariza Ikonomi merr pjesë në Top Fest 3 me këngën “Yje Dhe Re”.

Më datë 2 Nëntor 2006, Mariza Ikonomi publikon videoklipin “Afer”. Videoklipi u prodhua nga Entermedia.

Në Dhjetor 2006, Mariza Ikonomi merr pjesë në Festivali i 45-të në RTSH me këngën “Ku është Dashuria”.

Në Dhjetor 2007, Mariza Ikonomi merr pjesë në Festivali i 46-të në RTSH me këngën “Mall I Tretur”.

Në vitin 2007, Mariza Ikonomi publikon albumin “Ditari”.

Në Nëntor 2008, Mariza Ikonomi merr pjesë në Kënga Magjike 2008 me këngën “Me Syte Lart”.

Në Dhjetor 2009, Mariza Ikonomi merr pjesë në Festivali i 48-të në RTSH me këngën “Vazhdoj Kendoj”.

Në Maj 2010, Mariza Ikonomi merr pjesë në Top Fest 7 me këngën “Deshire”.

Në Dhjetor 2011, Mariza Ikonomi merr pjesë në Festivali i 50-të në RTSH me këngën “Më Ler Të Të Dua”.

Më datë 12 Dhjetor 2012, Mariza Ikonomi publikon videoklipin “Le Rêve”. Me këtë këngë, Mariza Ikonomi merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 12 në vitin 2013.

Në Nëntor 2013, Mariza Ikonomi merr pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën “Destinacion”.

Në Maj 2014, Mariza Ikonomi merr pjesë në Top Fest 11 me këngën “Pse”.

Më datë 2 Qershor 2014, Dr. Flori & Mariza Ikonomi publikojnë videoklipin “Së Bashku”. Muzika e këngës u punua nga Briz Musaraj, Dr. Flori.

Në Shtator 2015, Mariza Ikonomi & Klea marrin pjesë në Kënga Magjike 2015 me këngën “Pike Loti”, nje dedikim, i një marrëdhënie të veçantë nënë e bijë ka arritur të marrë shumë vota në faqen e “Kënga magjike”. Edhe pse Mariza nuk është bërë akoma mama, është përfshirë shumë në fabulën e këngës.

Më datë 9 Qershor 2016, Mariza Ikonomi publikon videoklipin “Qesh”. Muzika e këngës u punua nga vetë Mariza Ikonomi, teksti u shkrua nga vetë Mariza Ikonomi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dren Abazi, Samer Agolli. Videoklipi u prodhua nga EMF Creative.

Në Shtator 2016, Mariza Ikonomi merr pjesë në Kënga Magjike 2016 me këngën “E Vetmja Jam”.

Në Dhjetor 2017, Mariza Ikonomi merr pjesë në Festivali i 56-të në RTSH me këngën “Unë”.

Më datë 9 Shkurt 2018, Korgelt publikojnë videoklipin “We Were Lovers”, në bashkëpunim me Mariza Ikonomin. Muzika e këngës u punua nga Elton Çaça.

Mariza Ikonomi e lindur më 12 maj të 1983 me shenjë horoskopi Demin numëron 2 albume dhe 78 teksesh këngëtarësh. Duket se këngëtarja nuk di të ndalet në karrierë.

Edhe pse është munduar ta mbaj jetën e saj larg vëmendjes së mediave, vetë Mariza ka folur sëfundim për të, duke treguar kështu dhe dashurinë e cila nuk ishte e destinuar të kishtë një fund të lumtur.