MENU
klinika

Edhe të famshmit i bullizojnë...

Këngëtarja rrëfen periudhën e tmerrshme kur e tallnin…

12.11.2019 - 16:15

Këngëtarja më e përfolur e momentit, Selena Gomez, ishte e ftuar në një intervistë për Raquelle Stevens, ku tregoi hapur periudhën e vështirë kur e tallnin për pamjen e saj.

Selena tregoi se kishte një sërë problemesh me shëndetin pasi nuk ishte në ditët e saj më të mira, ndaj kjo reflektohej edhe në trupin e saj.

Për këngëtaren, kjo kishte qenë gjëja më e vështirë dhe e pakëndshme që i duhej të kalonte.

Ajo ka bërë një transplant të veshkës, të cilën ia dhuroi mikesha e saj dhe është në rehabilitim, teksa kujdset t’i mbajë siç duhet parametrat e trupit të saj dhe të mos abuzojë me shëndetin.

Më kanë tallur për herë të parë për trupin kur pata luhatje të peshës. Kisha lupus, probleme me veshkat dhe presion të lartë gjaku, ndaj duhet të përballsha me probleme të mëdha me shëndetin. Këtu e kuptova se sa ndikim kishte pamja e jashtme.

Për të qenë e sinqertë, luhatjet varen edhe nga muaji, por e kuptova atë që kishte ndodhur kur njerëzit nisën të më sulmonin. Asokohe më ndikoi shumë dhe më shqetësoi për një periudhë kohe.”– rrëfeu Selena.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën