Ditët me shi, ashtu padashur të fusin në mendime të thella. Në këto ditë priresh të bëhesh nostalgjik e t’i kthehesh kujtimeve të vjetra.
Ndërsa jeni hutuar pas dritares dhe ndodheni në shtëpi a makinë, ju sugjerojmë një listë me këngë dedikuar shiut.
Elita 5- E urrej shiun
I madh apo i vogël këtë këngë me siguri e ke dëgjuar një herë në jetë . E aq shumë i suksesshëm rezultoi ky projekt i grupit legjendar kosovar, sa mund të konsiderohet edhe si himni i ditëve me shi.
Fitnede Ruda – Shi bie në Tiranë
Kënga “Shi bie në Tiranë ” është një nga më të dashurat e ditëve me shi. Edhe pse po bën kohë tashmë, të gjithë vazhdojnë ta degjojnë, madje herë pas here këngëtarë të ndryshëm sjellin versione të përpunuara të saj. Një i tillë ishte bashkëpunimi midis Eni Koci dhe Genc Prelvukaj që u pëlqye shumë nga publiku.
Fisnikët- Shiu
Edhe grupi i njohur “Fisnikët” i kanë dedikuar një këngë ditëve me shi, pasi e dashura i mban inat e nuk i kthen përgjigje.
Vace Zela- Djaloshi dhe shiu
Legjenda e muzikës shqiptare ka në repertorin e saj edhe një këngë për shiun. “Djaloshi dhe shiu” vazhdon të mbetet një nga projektet më të dashura të saj e gjithashtu risillet shpesh nga këngëtarët e rinj.
Argjentina Ramosaj- Si shiu
Ndoshta një nga këngët më të dëgjuara të Argjentinës është “Si shiu”. Balada e ndjerë që i kushtohet ikjes së tij u pëlqye shumë nga publiku.
Ylli Limani- Shiu
E nuk mund t’i mungonte listës së këngëve të shiut edhe Ylli Limani. Këngëtari i baladave konkurroi në festivalin e RTSH me këngën “Shiu” dhe kënga është një nga më të klikuarat e tij.
Sipas parashikimeve të motit, shiu nuk do të “largohet shpejt”, ndaj shtojini sa më shpejt këto këngë në playlistën tuaj muzikore këto muzikore!