MENU
klinika

“Gjithmonë në zemrën time!”

Shqiptarja që i ndryshoi jetën Penelope Cruz

05.11.2019 - 15:38

Penelope Cruz ka bërë një rrëfim mjaft prekës për jetën e saj dhe kohën që ka kaluar me një grua të mrekullueshme, për të cilën thotë se i ka ndryshuar jetën.

Aktorja e njohur e Hollivudit ka publikuar një foto në Instagram, ku shfaqet përkrah Nënë Terezës.

Penelope shprehet se shenjtorja shqiptare i ka ndryshuar jetën dhe se do të jetë gjithmonë në zemrën e saj.

“Duke kujtuar këtë grua të mrekullueshme dhe kohën që kalova me të. Vërtet më ndryshoi jetën! Gjithmonë në zemrën time!”

Fotoja që besohet se u përket viteve ’90, është pëlqyer nga mijëra ndjekës të aktores dhe është komentuar edhe nga emra të njohur si modelja Naomi Campbell.

Aktorja spanjolle ka punuar dikur si vullnetare për Nënë Terezën në Kalkutë.

 

Ajo kaloi disa ditë duke gatuar, pastruar dhe u kujdesur për të sëmurët dhe varfrit bashkë me shenjtoren shqiptare.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën