Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar anulimin e gjyqeve në Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Lezhë dhe Lacc për shkak të situatës së krijuar nga lëkundjet sizmike.
KLGJ njofton se proceset gjyqësore do të rifillojnë deri në momentin kur autoritetet do konfirmojnë përshtatshmërinë e godinave.
“Për shkak të situatës së krijuar si rrjedhojë e lëkundjeve sizmike, duke patur prioritet kryesor sigurinë e qytetarëve dhe të personelit të gjykatave, Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton se nuk do të zhvillohen gjyqe në gjykatat që ndodhen në qytetet Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Lezhë, Laç, deri sa autoritetet kompetente të konfirmojnë përshtatshmërinë e godinave respektive.
Këshilli i Lartë Gjyqësor do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e gjykatave për çdo zhvillim të mëtejshëm”, thekson KLGJ.